Detaje të reja: Polici e plagosi tezakun e tij në Istog, i mituri në gjendje të rëndë

 

 

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.

Burimet kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar. Siç merr vesh Sinjalit, polici e ka plagosur djalin e tezës së tij, i cili është po ashtu nga Istogu, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima është dërguar tashmë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është e rëndë.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d