Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje, raporton Prishtina Sot.
Gazeta mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar. Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.