Detaje nga sulmi terrorist në Turqi, ministri i Brendshëm: 7 nga të plagosurit pjesëtarë të forcave speciale

 

 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur dje në Ankara, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Gjatë një deklarate për shtyp, Yerlikaya theksoi se autorët e sulmit mund të jenë pjesë e organizatës terroriste PKK, duke nënvizuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Në fjalën e tij, ministri shtoi: “Nga të plagosurit, shtatë prej tyre janë pjesëtarë të forcave speciale. Jemi të bindur se ata do të shërohen dhe do të ribashkohen me familjet e tyre. Ky akt i tmerrshëm tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të terrorizmit dhe na forcon në luftën kundër kësaj plage”.

Autoritetet turke janë mobilizuar për të ndjekur gjurmët e autorëve dhe për të marrë masa shtesë sigurie. Terrorizmi ka qenë një nga sfidat kryesore për Turqinë, e cila ka përballuar sulme të ngjashme nga grupe të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Autoritetet turke kanë ripërsëritur përkushtimin e tyre për të luftuar terrorizmin me vendosmëri dhe për të mbrojtur qytetarët e vendit nga kërcënimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d