Detaje nga rasti i rëndë në Rahovec: Fëmija 3-vjeçar vdiq pasi e goditi dera e hekurt

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Rahovec, ku një fëmijë 3-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore dhe për pasojë vdiq pasi u dërgua në spitalin rajonal. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia, si dhe janë zbuluar detaje të reja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur fëmijën.

Për pasojë, 3-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nga prindi i tij, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në emergjencën e Spitalit Rajonal  Gjakovë  nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d