Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës: Kjo është vajza që vrau dhe varrosi babain, donte ta fejonte pa dëshirën e saj

 

 

Mediat në Shqipëri kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare vrau dhe varrosi babain e saj në oborrin e shtëpisë.

Autorja është identifikuar si Hygerta Meta, e cila është arrestuar, ndërsa viktima është Pëllumb Meta.

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në policisë duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin.

Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të shtëpisë nga vajza e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d