Detaje nga aksidenti i rëndë mbrëmë në Podujevë, një person ka vdekur kurse një i lënduar

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Këtë e ka konfirmuar shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai.

Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Burime të Indeksonline pohojnë se viktima në fjalë është Agim Kodraliu. Sipas RTK-së viktima është 42 vjec.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.Borovci njoftoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d