Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë mbrëmë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë tre persona janë lënduar, njëra prej tyre është në gjendje të rendë.
Si dhe, një e femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, shkruan IndeksOnline.