Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit ka arrestuar mbrëmë një person në rajonin e Mitrovicës, si të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është A.V., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Gazeta mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Aleksandar Vlajiq, person i cili prej kohësh kërkohej nga Policia. Pas arrestimit, Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit.
“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.