Gazeta raportoi sot se një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur një person në fshatin Dubravë të Istogut. Sipas informacioneve të para, shkrepja e armës dyshohet se erdhi nga pakujdesia e policit, i cili qëlloi një të mitur, të moshës rreth 16-vjeçare.
Burimet kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili është arrestuar dhe ndaluar.
Hoti, i cili është polic i gjeneratës së 59-të, tashmë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Gazeta ka mësuar tutje se viktima është Getoar Kamberaj nga fshati Uçë i Istogut, i cili u plagos nga djali i tezës së tij, i cili i shkaktoi plagë të rënda.
Viktima është dërguar tashmë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore dyshohet se është kritike.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.