Detaje ekskluzive: Presion e kërcënime për muaj me radhë, si u katandis viktima e fajdexhinjve në Pejë

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me pesë të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim”. Katër prej tyre janë ndaluar, ndërsa i arrestuari i pestë është liruar.

Gazeta raportoi mbrëmë ekskluzivisht se të arrestuarit janë Idriz HajriziValbona Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Anes Pakashtica.

Sipas informacioneve të para, grupi kriminal ka kërkuar në total rreth 250 mijë euro, për rreth 120 mijë euro që janë dhënë me fajde. Burimet kanë bërë me dije se nga fundi i vitit të kaluar e deri më tani, të dyshuarit kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj viktimës – e madje edhe e kanë kërcënuar, duke e kërkuar interesin.

Për pasojë, viktima ka vepruar në dëm të pasurisë dhe ka përfunduar në një pozitë shumë të vështirë financiare dhe i është keqësuar edhe gjendja shëndetësore.

Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, ka deklaruar për Sinjalin se sot do të ushtohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave që janë dërguar në mbajtje.

Arrestimi i Hajrizit dhe disa të dyshuarve të tjerë u realizua në një kafeteri në Pejë, ndërsa bastisjet u zhvilluan në disa lokacione të ndryshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d