Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima, një 16-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Burimet thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, rreth 15 vjeç, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari ka deklaruar se aksidentalisht e ka plagosur shokun e tij dhe se nuk ka pasur për qëllim që ta plagosë.
“Doja ta frikësoja…” – ishin disa nga fjalët e të dyshuarit që i tha para policëve në vendin e ngjarjes.
Megjithatë, kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.
Prokurori ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.