Detaje ekskluzive nga aksioni në Prishtinë: Katër persona të dyshuar për fajde kapen nga Policia

 

 

Gazeta raportoi ekskluzivisht për një aksion të Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, që është duke u zhvilluar në rajonin e Prishtinës, për kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes.

Siç merr vesh gazeta, deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale dhe të njëjtit pritet të procedohen tutje.Të dyshuarit kanë qenë objekt i hetimit nga Krimet e Rënda dhe janë hetuar për shkak të dyshimeve të ngritura për përfshirje në fajde.

Në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësi të shumta të Policisë, ndërsa priten të sekuestrohen edhe prova materiale që lidhen me rastin.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për një konfirmim zyrtar, por ende s’ka marrë përgjigje.

Gazeta të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d