Detaje ekskluzive: I dyshuari që privoi nga jeta gruan ka të kaluar kriminale

 

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, duke e qëlluar me armë. Sinjali raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan është Edmond Lajqi, 43-vjeçar, i cili tashmë është prangosur.

Kjo ngjarje që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella. Burimet kanë bërë me dije tutje se i dyshuari për vrasjen e gruas, ka të kaluar kriminale.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit. Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera. Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d