Detaje ekskluzive: I dha alkool pastaj e dhunoi, zbulohen detaje tronditëse për rastin që ndodhi në Prishtinë

 

 

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet.

Një rast i rëndë ka ndodh edhe më 17 dhe 18 gusht në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Gazeta zbulon se për këtë rast dyshohet 21 vjeçari, Erion Kuka.

Ky i fundit sipas informatave që ka siguruar Gazeta e ka dhunuar 18 vjeçaren në mënyrë fizike, psikike dhe seksuale për dy ditë sistematikisht.

Siç merr vesh Gazeta i dyshuari fillimisht i kishte dhënë 18-vjeçares alkool për të konsumuar në një lokal në Prishtinë dhe më pas e kishte dërguar në banesën e tij, ku edhe e ka dhunuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka treguar se viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d