Detaje ekskluzive: I arrestuari në Prizren dyshohet se kërcënoi gruan e prokurorit Kryeziu

 

 

Pa u bërë 24 orë nga kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për kanosje në Prizren, i njëjti është identifikuar dhe ka përfunduar në prangat e Policisë. Gazeta raportoi ekskluzivisht se kush është i dyshuari, teksa tashmë janë zbuluar edhe detaje të tjera.

Burimet kanë bërë me dije se i arrestuari Etrit Çoçaj, po dyshohet se më 30 dhjetor, e ka kërcënuar bashkëshorten e Petrit Kryeziut, Prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Motivet e incidentit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Çoçaj është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d