Detaje ekskluzive: ‘Hasmëria’ motiv – I dyshuari dhe viktima që u ther në Mitrovicë kanë të kaluar kriminale

 

 

Konflikti i mëhershëm në mes të dy palëve të përfshira në incidentin e djeshëm në Mitrovicë dyshohet se ishte motiv i rastit që përfundoi me therje me thikë. Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, por i dyshuari akoma nuk është kapur, raporton Prishtina Sot.

Gazeta ka mësuar se edhe i dyshuari Erkan Tullumqe (37) dhe viktima Shkelqim Salihu (25), kanë të kaluar kriminale.

Tullumqe dhe Salihu fillimisht janë përfshirë në këtë incident duke pasur një debat verbal, e më pas i dyshuari e ka sulmuar viktimën me mjet të mprehtë.Për pasojë, Salihu ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, Sinjali merr vesh se motivi i këtij rasti lidhet me hasmëri të palëve, që daton qysh më herët.Policia ka kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.Rasti është iniciuar dhe veprimet e e tjera pritet të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d