Detaje ekskluzive: Familja Likaj e përfshirë në incidentin në Prizren, dy të plagosur

 

 

Gazeta  raportoi sot për një konflikt mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, që ka përfunduar me rrahje dhe plagosje. Incidenti eskaloi nga një debat verbal në sulm e më pas edhe në përdorimin e armës.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se njëra nga familjet e përfshira është ajo Likaj. Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sipas informacioneve të para, njëri ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga sulmi me shkop bejsbolli.

Personat e dyshuar janë arratisur dhe tashmë po kërkohen nga Policia e Kosovës, thonë tutje të njëjtat burime.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d