Dëshmitari Bislim Zyrapi po vazhdon dëshminë e tij pranë Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitar në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Zyrapi është pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, lidhur me një kërkesë të Ramush Haradinajt duke kërkuar kriteret për emërimin e Krasniqit si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm.
“Këtu thuhet, do të lexoj këtë paragraf, kërkoj që të njoftohen komandantët e zonave ose unë si komandant i caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm. Konkretisht, kërkoj të dijë për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm. Më pas, vijon më tej, me propozim të emërimeve të reja për komandant të përgjithshëm dhe zv. komandant të përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar?”, thotë avokatja Alagnedra, duke u pohuar nga dëshmitari Zyrapi.
“Duket qartazi këtu që Ramush Haradinaj ka marrë një ftesë me emrin e Jakup Krasniqit me titullin e tij si zv. komandant dhe gjëja e parë që ai vë në diskutim është që të kërkojë kritere që janë përdorur në mënyrë të tillë që Jakup Krasniqi është emëruar si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar? Domethënë ai po kërkon kriteret e përdorura për caktimin e Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm”, përsëritet ajo.
Më pas, dokumenti në fjalë është pranuar si provë materiale pa kundërshtimin e Prokurorisë.