Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

 

 

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e publikuar, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava.

Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt.

Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

“Pas Granitit, e ka marrë edhe Naimi e ka provu armën”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d