Deschamps flet për gjendjen e Mbappes, tregon a do të luaj ndaj Polonisë

Kylian Mbappe ka humbur ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, ku Franca barazoi 0-0 me Holandë.

Ylli francez e theu hundën në ndeshjen e parë kundër Austirsë, dhe nuk ishte i gatshëm për lojë, shkruan IndeksOnline.

Mjekët i kanë dhënë leje për të luajtur, por ai duhet të mbaj një maskë në fytyrë.

Trajneri i Francës Dider Deshcamps nuk dëshiroi të rrezikonte ndaj Holandës, por në konfernecë për media para ndeshjes me Polonin, tha se Mbappe po bën mirë dhe mund të luaj të martën.

“A do të fillojë të martën kundër Polonisë? Do ta shihni në kohën e duhur. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur, ai është duke u rikuperuar nga tronditja, është pjesa e mavijosjes e cila do të ulet çdo ditë, ai do të “mësohet me maskë e cila ndryshon pak vizionin Ai po ecën mirë”, ka deklaruar Deschamps.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d