Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikën kufitare të Merdarës mund të zgjasin 50 minuta deri në një orë.
Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje për gjysmë ore deri në 40 minuta.Ndërkaq, në pikat tjera kufitare dalja është në kohë.
Teksa kolona në Merdarë është 700 metra, te Dheu i Bardhë raportohet të ketë 100 metra kolonë.
Përditësimi i fundit për fluksin në pikëkalimet kufitare është bërë sot në ora 07:33.