‘Deri kur kështu – Edhe sa duhet të presim?’: Një vit nga vërshimet në Skenderaj

 

 

Qytetarët e Skenderajt ankohen se nuk janë kompensuar mjaftueshëm për dëmet e shkaktuara nga vërshimet një vit më parë Këto vërshime konsiderohen si më të mëdhatë që ka njohur zona e Drenicës ndonjëherë të cilat kanë goditur qytetin e Skenderajt.

Por, a u kompensuan qytetarët nga niveli qendror për dëmet e shkaktuara si në shtëpi po ashtu edhe në bujqësi?

Një qytetar nga Skenderaj thotë se ata nuk u kompensuan për dëmet e shkaktuara të cilat kapin shifrën totale prej mbi 20 milion euro.

Përmes një postimi në Facebook, Liridon Geci ka thënë se si rezultat i vërshimeve që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, biznesi i tyre ka falimentuar.

“Dëmet e shkaktuara në fermën tonë janë shumë të mëdha të cilat kanë rezultuar me shumë se 12,000 pula të ngordhura dhe me dëmtimin e pjesës së inventarit në tërësi dhe paisjeve të punës që përfshijnë vlerën mbi 400,000.00 Euro”.

Ai më tej ka thënë se “Industria automatike e shpezëtarisë ka kosto të lartë, janë 185 pajisje motorrike të prishura nga uji i vërshimeve”, ka shkruar ai.

Geci ka thënë se të gjitha komisionet e ngarkuara nga niveli lokal dhe ai qendrorë kanë bërë vlerësimin e dëmeve dhe kanë “konfirmuar shumën e lartcekur të dëmeve e të cilat duhet të kompensohen sepse për biznesin janë të papërballueshme”.

“Së fundmi qeveria ka lëshuar vendim për subvencionim 20,000 euro maksimum, po 380,000 euro ku mbetën?”, ka pyetur Geci duke shtuar se tani kemi mbetur nën mëshiren e fatit, sepse nuk kemi kompensim solid nga asnjë palë”.

Tutje ai ka thënë se shprehin zhgënjim të thellë me institucionet lokale dhe qendrore sepse sipas tij ato “kanë harruar komplet pjesën e dëmeve në momentin e parë nga largimi nga ferma jonë”, ka thënë ai ndër të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d