Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

 

 

Një person është dërguar dje pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti nga policia është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d