Deputeti maqedonas “nuk ia falë” Talat Xhaferit që la Ushtrinë e Maqedonisë dhe iu bashkua UÇK-së

 

 

Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së, ka kritikuar ashpër votimin e Talat Xhaferit si kryetar i Qeverisë teknike, duke thënë se ai ka dezertuar nga Ushtria e Maqedonisë dhe ai nuk mund të jetë kryeministër i mirë.

Më 28 prill të 2000, kur po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedoni mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferi braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant “Forina”.

“Mos prisni nga Talat Xhaferi të jetë më i mirë për vendin. Nuk mundet një dezertor i ushtrisë të udhëheq vendin si duhet. BDI nuk ka kualitet për të udhëhequr vendin. LSDM, PRSDM dhe partnerët tjerë, sot maqedonasin e kanë bërë qiraxhinj në vendin e tyre. Sot, ata që thonë se është ditë historike, duhet ta thonë këtë pasi historikisht, Maqedonia ka më shumë borxhe, korrupsion, pasaporta për kriminelët e botës dhe historikisht kemi më shumë njerëz në listën e zezë të SHBA”, tha mes tjerash Milloshoski.

Kujtojmë se edhe VMRO-DPMNE-ja e Milloshoskit do të jetë pjesë e qeverisë teknike, edhe pse kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë qeverinë. /Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d