Deputeti Berisha: Kosharja bëri të mundur prekjen e lirisë së Kosovës

 

 

Në seancën solemne kushtuar Betejës së Koshares, fjalën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mori deputeti Hisen Berisha.

Ai tha se kjo betejë ishte një ndër më të lavdishmet dhe që i hapi rrugë çlirimit të Kosovës.

“Shkelja e atij guri të kufirit nga këmba e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shkelje mbi padrejtësinë e historisë dhe vrau iluzionin e kriminelit Millosheviq dhe ndjekësve të tij se do të mund ta mbajnë ende gjallë ëndrrën për të vazhduar të vrasin popullsinë shqiptare”, u shpreh Berisha.

Berisha më tej shtoi se Kosharja ishte beteja që bëri të mundur prekjen e fitores së çlirimit të Kosovës që po mbështetej fuqishëm nga aleatët ndërkombëtarë.

“Ne sot përkulemi me respekt për 113 dëshmorët e rënë në Betejën e Koshares dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri”, vijoi ndër të tjera deputeti i PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d