Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë

 

 

Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni.

Deputetët e Partisë Demokratike në opozitë vendosën para Kuvendit katër manekinë me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit, njëherësh ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre, Osli Rama dhe Agron Xhafaj, të cilët opozita i akuzon për përfshirje kriminale.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën benzinë dhe u vunë flakën katër manekinëve, që i kishin veshur me “uniforma burgu”. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë duke shuar zjarrin.

Ndërkaq, në pritje të nisjes së seancës plenare, punonjësit e Gardës së Republikës mbyllën dyert për 24 deputetët e opozitës të përjashtuar përkohësisht nga punimet plenare.

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë vendosi të mërkurën përjashtimin përkohësisht për 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit tri ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d