Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Naim Smajli, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij E.S., duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim.
Gazeta akuzohet se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës, për çështje pronësore.
Gjykatësja tha se për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Smajli dënohet me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje dy vite burgim.
Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 25 vjet burgim.
Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, raporton Betimi për Drejtësi.