Dënohet me 1 vit burgim 33-vjeçari që ia theu hundën zyrtarit policor në Prizren

 

 

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Kastratit, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues ka shpallur fajtor Kastratin dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, deri sivjet më 5 shkurt, kur me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin D.K., e GJYKON:

– DENIM ME BRGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin.

Siç njofton Gjykata, Kastrati ka pranuar fajësinë për veprën penale që rëndon mbi të sipas aktakuzës.

Kastrati akuzohej se me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda që rezultuan me frakturë në hundë.

Me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren sulmon personin zyrtar , në lidhje me detyrat zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me taksistin J.H., ku çështja ka eskaluar deri në sulm ndaj taksistit ndërhynë policia ku fillimisht kërkon identifikimin e personave që ishin në ngatërresë, i pandehuri D.K., ka filluar me fjalët ofenduese ndaj zyrtarëve policor me fjalët “ka me ja u q* robt dhe nanat, nuk e dini kush jam unë” e më pas e godet të dëmtuarin-zyrtarin policor N.S., me kokë në pjesën e fytyrës dhe në hundë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore thyerje me dislokim të kockave të hundës më persë afërmi të përshkruara si në akt ekspertimin mjeko ligjor”, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d