Dëmtohen tabelat me emërtime shqipe në veri, rikthehen shënimet në cirilike

 

 

Tabelat me emërtime në gjuhën shqipe të disa vendbanimeve sërish janë dëmtuar.

Përkatësisht bëhet fjalë për komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit ku mbi emrin në gjuhën shqipe, janë vendosur stikera me emrin e vendbanimit të shkuar në alfabetin cirilik.

Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars.

Edhe atëherë, menjëherë më 15 mars, disa prej tyre ishin ngjyrosur me ngjyrë të zezë./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d