Një zjarr i madh ka përfshirë dje mbi një hektar tokë me pemë të llojeve të ndryshme në fshatin Leqinë të Skenderajt, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Gazeta mëson se kreu i familjes Shala ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Bazuar në dëshminë e viktimës, dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.