Delegacioni i BQK-së thotë se “me sugjerim të BE-së” kanë takuar palën serbe në Bruksel, tregojnë çfarë u diskutua

 

 

Banka Qendrore e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për takimin në Bruksel, ku thotë se me sugjerim të BE’së kanë takuar palën serbe.

Në komunikatë thuhet se nuk është vë në diskutim autoriteti kushtetues dhe ligjor i këtij institucioni nga Bashkimi Evropian, por se janë ngritur brengat për ndikimin e mundshëm te qytetarët serbë.

“Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësimet si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare.”

BQK thotë se kanë elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë “për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi”.

“Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-se takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktike nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d