Një sulmues i dyshuar dhe një pjesëmarrës në tubim kanë mbetur të vdekur pas incidentit në tubimin elektoral në Pensilvani, raporton Prishtina Sot.
Agjentët e zbatimit të ligjit po hetojnë atë që ata dyshojnë se mund të jetë një përpjekje e vërtetë për të vrarë Donald Trumpin në një tubim të fushatës së tij të shtunën në Butler, Pensilvani.
Sipas Shërbimit Sekret të ShBA-së thuhet se Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nga ky sulm u vra sulmuesi, një shikues dhe u plagosën rëndë dy persona.
Nga pamjet që janë publikuar në rrjetin social ‘X’, shihet se si snajperisti vret sulmuesin e Trump nga çatia shumë pranë ish-presidentit amerikan.
Shikoni momentin në video:
VIDEO