Dëgjohet një shpërthim në Podujevë në dy të mëngjesit, policia jep detaje

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar që ka dëgjuar një shpërthim në Podujevë në ora dy të mëngjesit të së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes raportit ditor, teksa ka thënë se në vendngjarje kanë dalur njësia për deminim dhe hetuesia, shkruan Insajderi.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d