Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pas kërkesës për t’u deklaruar për arrestimin e ish presidentit shqiptar, Ilir Meta.
Qëndrimi i Uashingtonit është mbështetja e siç thonë ata “përparimit drejt sundimit të ligjit”.
“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, thotë zyrtari i DASH-it për Zërin e Amerikës, transmeton Sinjali.
Meta u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK-u po e heton nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, si dhe pastrim të parave.
Avokati mbrojtës i tij tha për mediat se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi është bërë për qëllime politike.
Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.