Dalin pamjet kur policia e arreston të dyshuarin që plagosi me armë kryeministrin e Sllovakisë

 

 

Sipas raportimeve, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, përcjellë Prishtina Sot.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews.

Një i dyshuar është arrestuar për rastin dhe se Fico ndodhet në spital për trajtim.

Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet kur Policia e ka arrestuar të dyshuarin që plagosi kryeministrin.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d