Dalin pamjet kur kryeministri i Sllovakisë dërgohet në spital, gjendja e tij është shumë e rëndë

 

 

Sipas raportimeve, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, përcjellë Prishtina Sot.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews. Një i dyshuar është arrestuar për rastin dhe se Fico ndodhet në spital për trajtim.

Sipas të dhënave të fundit nga mediat sllovake, thuhet se kryeministri Fico është qëlluar në bark dhe krah dhe është në gjendje të rëndë.

Tashmë Sky News ka publikuar edhe fotografitë ku shihet kryeministri duke u bartur me barelë për në spital, dhe sipas informacione të fundit thuhet se Fico e ka gjendjen shumë të rënduar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d