Dalin pamjet, Granit Xhaka pas ndeshjes u përshëndet me trajnerin e Serbisë

 

 

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol). Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkovic.Sigurisht që ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve shqiptarë.

Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d