Kanë dalur sot në shitje biletat për meçin e radhës të Florian Markut. Çmimet e biletave për meçin që do të zhvillohet në O2 Arena në Londër, variojnë mes 30 dhe 350 paund britanikë.
Meçi i shumëpritur i Markut do të mbahet me 31 mars.
“Përshëndetje të gjithëve. Biletat sot dolën në shitje për ndeshjen e radhës. Mbas 2 vite e gjysmë, rikthehem në Londër në O2 Arena. Ju pres të gjithëve atje” ka thënë Marku.
Boksieri shqiptar do të ndeshet me Chris Kongon.