Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se kondukteri në Beograd nuk ia mori paratë e biletës së autobusit, për shkak që “nuk guxonte” prej Albin Kurtit.
Deklarata e tij e plotë:
“Vetë fakti që gjen armë, konfiskon madje edhe para, kjo tregon që e ka marrë kontrollin Policia e Kosovës. Isha në Beograd për një konferencë shkencore, për 50 vjetorin e Kushtetutës së vitit 1974. Duke u kthyer në autobus, me ato honorarin që kisha marrë, dojsha me i shpenzu dinarët, me ble biletën e autobusit, më njohu kondukteri i autobusit, tha jo nuk guxoj me ti marrë se i kallxon Albin Kurtit. Thash, pse a Albin Kurti ka mbërri deri në Beograd?”, tha ndër të tjera Spahiu.