Një burrë në Podujevë ka rrahur gruan e tij, derisa ngjarja ka ndodhur në praninë e nënës së viktimës.
Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:00.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencë të nënës së saj. Lidhur me rastin është arrestuar nëna e saj e cila është intervistuar si e dyshuar”, thuhet në njoftim.
E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari (bashkëshorti i viktimës) gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.