Conor McGregor bëri një bast të madh që kombëtarja spanjolle të fitojë Euro 2024, kjo është shuma marramendëse

 

 

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, bëri një bast të madh që kombëtarja spanjolle të mposht Anglinë në finalen e Euro 2024.

Nëse spanjollët e ngrenë titullin, luftëtari irlandez do të fitojë një milion dollarë.

“Le të shkojmë, Spanjë! Para për të fituar në ditëlindjen time! Dhuratë e shkëlqyer!” – ka shkruar McGregor në rrjetin social X.

Finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të zhvillohet sonte në Berlin të Gjermanisë. Ndeshja fillon në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d