Katër raste të kontrabandimit me mallra nga Serbia janë parandaluar në Mitrovicën Veriore. Sipas njoftimit, janë sekuestruar mallrat si në vijim:
Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 euro.Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 euro.
Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 euro.
Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro.
“Këto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet tutje në njoftim.