Analistët po spekulojnë se ky sulm i paprecedentë – nga shteti i Iranit në territorin izraelit – do të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.
Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës, Presidenti Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit i ka thënë New York Times se çdo përgjigje nga Izraeli do të “koordinohet me aleatët e tij”.
Siç kemi raportuar, Biden ka thënë se SHBA-të e ndihmuan Izraelin të rrëzonte “pothuajse të gjithë” breshërinë e 300 dronëve dhe raketave që u lëshuan nga Irani.