Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ka ka folur pas lirimit nga paraburgim të Enver Sekiraqës.
Ai ka thënë se pret që Sekiraqa ta merr dënimin e merituar.
“Pres që ta merr dënimin e merituar. Ai është dënuar dy herë, besoj edhe kjo gjykatë do ta dënojë. Kryekrimineli duhet ta merr dënimin maksimal, që ma kurrë kurrkush të mos guxojë ta ngrisë dorën mbi policinë”, tha ai.
Riza është pyetur se si do të veprojë nëse do ta takojë rastësisht në rrugë Enver Sekiraqën.
“Nëse e takoj në rrugë – shohim se si do të zhvillohet – mirë jo”, tha Riza.
Sekiraqa ditë më parë është liruar nga masa e paraburgimit, ai tash duhet të paraqitet vetëm një herë në javë në polici.