Në lagjen “Kodra e Trimave” që konsiderohet si lagjja e të fortëve mbrëmë ka ndodhur një incident në mes dy grupeve, ku dyshohet se ka pasur përleshje e madje edhe të shtëna me armë, raporton Prishtina Sot.
Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kapur të dyshuarit, të cilët u futën në konflikt pas një mosmarrëveshje momentale.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, si pasojë e përleshjes ka edhe persona të lënduar.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.