Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës ku temë e diskutimit pritet të jetë agjenda legjislative e kuvendit.
Kurti tha se është i interesuar që të takohet me të gjithë, teksa shtoi se “mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku.
“Ta shohim tash, unë jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithnjë i hapur, i interesuar, i gatshëm dhe këtë e kam treguar edhe në të kaluarën, e do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim. Tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, tha Kurti për RTV Besa.
Partia Demokratike e Kosovës iu përgjigj pozitivisht ftesës për darkë. LDK e kundërshtoi atë duke e quajtur si “përpjekje të vonshme”, teksa AAK tha se për temën e propozuar për diskutim mund të flitet në kuadër të shefave të grupeve parlamentare.
Kurti ftoi opozitën për t’u takuar për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sesionin pranveror.