Çitaku e ashpër me liderët institucionalë: Lajçaku i mirë, Lajçaku i keq – Jeni joserioz dhe të papërgjegjshëm

 

 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka vlerësuar se kjo i bënë ata joserioz, të papërgjegjshëm dhe qesharak.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se për shkak të pozitave që mbajnë janë të dëmshme për vendin.

“Është i mirë propozimi i BE për asociacionin; Jo nuk është i mirë propozimi i BE; E kemi pranuar propozimin e BE; Nuk e kemi pranuar propozimin e BE; S’ka autonomi për serbët e Kosovës; Ka autonomi për serbët e Kosovës; Lajçak është i mirë; Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d