Letra e aluminit është një produkt të cilin e përdorim çdo ditë, por duhet ta keni vënë re se ka një anë me shkëlqim dhe tjetrën pa shkëlqim. Si qëndron e vërteta e përdorimit të tyre? Shumë mund të pyesin veten se cilën anë të letrës së aluminit duhet ta përdorim kur gatuajmë dhe a ekziston një qellim specifik pse ajo i ka këto dy anë.
Siç raporton ‘Reader’s Digest’, nuk ka asnjë anë “të saktë” të letrës së aluminit për t’u përdorur gjatë gatimit, kështu që përdorimi i saj në të dyja anët nuk është gabim. Të dyja anët si ajo me shkëlqim dhe ajo pa shkëlqim janë njëlloj efektive në ngrohjen e ushqimit, kështu që thjesht zgjidhni cilëndo anë që preferoni.
Por, shtrohet pyetja pse fleta e aluminit ka një anë të shndritshme dhe një jo me shkëlqim? Ekspertët thonë se ndryshimi midis dy anëve ka të bëjë me procesin e prodhimit, gjatë të cilit aplikohet nxehtësia dhe tensioni për të shtrirë dhe formësuar fletën Të dyja anët shtypen së bashku në të njëjtën kohë sepse në të kundërt do të grisej. Pra, cilëndo anë që të përdorni, letra e aluminit ka një funksion të njëjtë, siç shpjegojnë ekspertët.