Çfarë po ndodh me hetimet për vdekjen e Artila Kamerit? Flasin nga Prokuroria

 

 

Vdekja e Artila Kamerit, e cila dyshohet se bëri vetëvrasje në një hotel në Graçanicës ende ka mbetur enigmë. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk janë zbardhur nga Prokuroria.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshimet janë se e njëjta kishte rënë nga kati i dytë i hotelit.

“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kaë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhej në raportin e Policisë.

Në media është raportuar se Artila ka qenë në hotel me një 32 vjeçar nga Peja dhe se dyshja kishin pasur një përplasje verbale pak para se të ndodhte ngjarja.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka thënë për Insajderin se hetimet janë duke vazhduar.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë po vazhdojnë me hetimin e këtij rasti, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, kanë thënë nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d