Çfarë e sheh Peach si shembullin më të mirë se si mund të arrihet pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

 

 

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, tha dje se marrëveshja e Belfast-it, e njohur si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, është shembulli më i mirë se si mund të arrihet pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo marrëveshje u nënshkrua në prill të vitit 1998, pas së cilës konflikti mes palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut përfundoi.

Peach tha se kjo marrëveshje është shembulli më i mirë se si Kosova dhe Serbia mund të pajtohen.

Emisari britanik shtoi se ai mbështet dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili “duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë”.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë u arrit pas tre dekadash konflikti. Ajo krijoi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, duke përfshirë një ekzekutiv dhe një asamble, dhe bazohej në trajtimin e barabartë të të dy komuniteteve, me të drejtën e popullit të Irlandës së Veriut për t’u identifikuar dhe pranuar si britanikë ose irlandezë, ose të dyja, dhe të kenë si nënshtetësi britanike dhe irlandeze.

Marrëveshja e vitit 1998 transformoi jetën politike dhe ekonomike të Irlandës së Veriut dhe vazhdon të shërbejë si një kornizë për pajtim dhe prosperitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d